Vllaznia e rinis kampionatin në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Sfida ndaj kuqezinjve do të luhet ditën e mërkurën (17:00). Shkodranët kanë nisur seancat stërvitore më vonë se të tjerët dhe ka dilema përpara kësaj ndeshje.
Behar Ramadani dhe Dajan Shehi kanë probleme fizike dhe janë në dyshim për këtë sfidë. Probleme ka edhe Gilman Lika. Kapiteni ka punuar i diferencuar me të tjerët, sot do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe do të vlerësohet më mirë gjendja e tij nga trajneri Jonuz.
Në Shkodër po presin rikthimin e tre lojtarëve nga Maqedonia e Veriut: Mevlan Adili, Andreja Efremov dhe Simeon Hristov. Shqipëria hapi kufijtë tokësorë me vendet fqinje dhe lojtarët mund të kthehen lirisht në qytetin verior. /abcnews.al