Trazirat në veri të Kosovës, Kurti flet me emra: Sulmi nga bandat kriminale serbe

schedule11:24 - 2 Qershor, 2023

schedule 11:24 - 2 Qershor, 2023

Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në fjalën e tij, ndër të tjera kryeministri, Albin Kurti bëri publik emrat  e personave që janë organizatorët kryesorë të përplasjeve.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiçin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe.

Më pas ai ka përmenduar emrat e  Miçko Jevtiçin, Rajko Jevtiçin, Danilo Josifoviçin, Liljana Aksentijeviçin e Aleksandër Filipoviçin. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!