Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trashëgimia e Ronaldo/ Ylli portugez pritet të luajë sezonin e ardhshëm me djalin e tij

schedule12:34 - 22 Prill, 2026

schedule 12:34 - 22 Prill, 2026

Rekordet në fushë i ka të shumtë dhe ende është në kërkim të të tjerëve që mund të jenë historikë.

Por Cristiano Ronaldo është shumë pranë të realizimit të arritje akoma më të madhe, që më shumë se sportive është shpirtërore.

Al Nassr po e shqyrton seriozisht promovimin e djalit të tij, Cristiano Junior në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, duke hapur mundësinë historike për ta parë 16-vjeçarin  në fushë së bashku me të atin.



Sipas raportimeve të mediave saudite, drejtuesit e klubit nga Riad do të marrin vendimin përfundimtar në fund të sezonit, në varësi të një vlerësimi teknik të aftësisë së talentit të ri për të kontribuar në projektin sportiv të skuadrës.

Me CR7 ende nën kontratë për një vit tjetër dhe të vendosur për të fituar titullin e parë kampion me Al Nassr në Arabinë Saudite, promovimi i djalit të tij në ekipin e parë do të përfaqësonte një tjetër arritje të paprecedentë në marketing sa I përket futbollit botëror.

Qëllimi i klubit është të maksimizojë performancën teknike të të gjithë familjes Ronaldo, duke përmbushur dëshirën e legjendës portugeze për ta përcjellë trashëgiminë e tij direkt në fushë para se të tërhiqej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!