Transferimi drejt Manchester United mund të dështojë, nëna e Rabiot shkaku

schedule17:12 - 11 Gusht, 2022

schedule 17:12 - 11 Gusht, 2022

Juventusi ende nuk mund të buzëqeshë për transferimin e Adrien Rabiot, pasi ende ai nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester United.

Mes klubeve ka akord, por nëna e futbollistit, që bën edhe menaxheren, ka kërkesat të larta financiare që mund të prishin gjithçka.

Ajo po tenton të sigurojë një kontratë prej së cilës Rabiot do të përfitojë më shumë se sa merr te Juventusi, pra mbi 6 milionë euro në sezon, ccka “Djajtë e kuq” i ka stepur. / abcnews.al