Trajneri i ri i Fenerbahçe vendos fatin e Ozil

schedule18:36 - 3 Qershor, 2022

schedule 18:36 - 3 Qershor, 2022

Jorge Jesus e nisi në mënyrë dinamike mandatin e tij te Fenerbahçe, pasi vetëm nga konferenca e sotme për shtyp që dha, theksoi se do të ndjekë vendimin e administratës për të mos llogaritur në Mesut Ozil, kështu që lojtari nuk është në planet e tij.

“Historia e tij në futboll është shumë e rëndësishme. Megjithatë, unë do të ndjek vendimin tashmë ekzistues të administratës për të mos e llogaritur.

Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është Jesus, nuk është Ozil. “Gjëja më e rëndësishme është Fenerbahçe”, tha Jesus.

Mesut Ozil ka ardhur në një ndarje të plotë me administratën dhe mbetet jashtë planeve që nga marsi i kaluar, ndaj do t’i duhet të kërkojë fatalisht stacionin e ri në karrierën e tij.

Në total, te Fenerbahçe bëri 37 paraqitje, duke shënuar 9 gola dhe duke ndarë 3 asistime. /abcnews.al/