Tragjike, vajza 8-vjeçare gjendet e vdekur brenda makinës së gjyshit, humbi jetën nga i nxehti

schedule17:52 - 13 Gusht, 2022

schedule 17:52 - 13 Gusht, 2022

Fakte tronditëse janë zbuluar lidhur me vdekjen tragjike të 8-vjeçares që humbi jetën pas goditjes së të nxehtit brenda një makine.  Ngjarja tragjike ka ndodhur në kampin e romëve në Halandri , ndërsa janë arrestuar nëna 29-vjeçare dhe babai 27-vjeçar i vajzës fatkeqe. Në fakt, akuzat me të cilat përballen kanë të bëjnë me moskujdesjen ndaj të miturit.

Sipas ANT1, pyetja kryesore që po heton policia ka të bëjë me mënyrën se si vogëlushja ka hipur në makinë. Burimet policore bëjnë me dije se nëna 29-vjeçare tha në deklaratën e saj se nuk e kishte vënë re mungesën e 8-vjeçares për shkak se ishte duke gatuar dhe shtoi se kur ka dalë në mesditë për ta thirrur për ushqim,  askund nuk gjendej.

Më pas së bashku me banorët e tjerë të kampit filluan të kërkonin fëmijën. Pak kohë më vonë, dikush e pa atë të mos reagonte në sediljen e pasagjerit të një makine. Siç thanë romët, makina ishte e gjyshit të vajzës dhe ishte e braktisur prej vitesh. Në fakt, nuk kishte as doreza në dyer.

Kur e gjetën 8-vjeçaren, dyert nuk mund të hapeshin nga jashtë, ndaj thyen xhamin dhe e transferuan me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror G. Gennimatas, ku u konstatua e vdekur. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!