Tragjike/ Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë

schedule12:17 - 26 Nëntor, 2019

schedule 12:17 - 26 Nëntor, 2019

Ora 12:54 – Mësohet se në morgun e spitalit të Durrësit ndodhen shtatë trupa të pajetë, të cilët i përkasin katër burrave, dy grave dhe një fëmije.

Ora 12:17– Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit që tronditi Shqipërinë gjatë natës së sotme. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar në 12 numri i viktimave nga tërmeti i frikshëm. 7 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës, ndërsa 5 viktima në Thumanë. ndërkaq konfirmohet se janë shpëtuar 35 persona në dy zonat dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Ora: 09:20: Konfirmohen 9 viktima nga tërmeti që shkundi Shqipërinë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që janë shpëtuar nga rrënojat 28 persona në Durrës dhe Thumanë.

Në total janë rreth 600 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale si pasojë e tërmetit. 80 të shtruar ne QSUT nga plagët e shkaktuara

Në Fushë Krujë dhe Durrës FA nis ndërtimin e çadrave për strehimin e familjeve të dëmtuara.

Ora: 09:41: Shënohet  viktima e 7 e tërmetit apokaliptik.

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti me përmasa apokaliptike. Shënohet  viktima e 7 në afërsi të Lezhës. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është aksidentuar pasi nga tërmeti është çarë rruga. Ndërkohë ka dyshime se ka edhe një tjetër viktimë, por mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim.

Ora 08:15 -Deri më tani janë shënuar gjashtë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy trupa të jetë janë nxjerrë nga rrënojat te vila Palma në Durrës. Ndërsa dyshohet se në lagjen 7 në Durrës janë nën rrënoja ka 4 persona.

Tre prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas gazetarit të Abc News Gjergj Figuri, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet. /abcnews.al

(në përditësim).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!