Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjike, 9 persona vdesin brenda ditës nga Covid 19 në Greqi: Rreziku pranë Shqipërisë

schedule13:43 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:43 - 15 Tetor, 2020

Greqia është duke u përballur me rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi, gjë e cila po shoqërohet edhe me një numër të lartë të vdekurish.

Autoritetet greke raportuan pak më parë se nëntë persona humbën jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi në këtë vend.

Më i riu prej tyre ishte 58 vjeç, kurse më i moshuari 97 vjeç.



Lexo edhe: Greqia në alarm nga koronavirusi, “skuqen” zonat kufitare me Shqipërinë

Ndërkohë, Greqia numëroi dje 436 raste të reja, ndërsa u raportua edhe për 7 të vdekur.

Greqia ka një numër të madh pacientësh të intubuar duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve, gjë e cila u konfirmua edhe sot.

Por, ajo që na prek në mënyrë të drejtpërdrejt edhe neve në Shqipëri lidhet me faktin se numri më i madh i të infektuarve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Greqi janë pikërisht në zonat kufitare me Shqipëri.

Bëhet fjalë për zonën e Kosturit dhe Kozanit, në të cilat vetëm numërohen më shumë se 700 raste aktive deri më tani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!