Një vajzë 29-vjeçe, shtatzënë nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ajo ishte shtatzënë në javën e 27-të dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve që i solli virusi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 15 viktima dhe 775 raste të reja nga 1.903 testime të kryera për të dyshuar./ db/Abcnews.al