MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa të lënduarit në 155.
Ai pohoi se në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi të madhe në Maqedoninë e Veriut./abcnews.al