Tragjedia në familjen shkodrane ka tronditur mbarë opinionin publik.
Sociologia Entela Binjaku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News Line” në ABC News, foli pikërisht për këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si shumë të rëndë.
Duke u bazuar në dëshmitë e familjarëve të 39-vjeçares, Alma Arrazit, se kjo e fundit është dhunuar nga bashkëshorti i saj, sociologia tha se kujdesi për shëndetin mendor vijon të jetë tabu dhe se
“Gjithmonë e kemi neglizhuar këtë aspekt, e kemi trashëguar nga prindërit tanë. Sot ne shohim që problemat janë nga të gjitha anët. Mbi individin ka presion dhe ndonjëherë e sheh që njerëz të ndryshëm janë në gjendje të kërkojnë ndihmë dhe nuk kërkojnë, pasi kanë frikë se njerëzit do i etiketojnë si ‘të çmendur’, disa mendojnë se ia dalin vetë dhe disa të tjerë gjejnë ndihmë, por e kanë të vështirë ta përballojnë ekonomikisht. Problemet e shëndetit mendor të trajtohen me urgjencë.
Pse është e vështirë? Sepse na ka mbetur kjo… që nuk është çrrënjosur ende. Probleme të shëndetit të gjithë mund të kenë në faza të ndryshme të jetës. Ndikohet nga klima aspak inkurajuese në vendin e punës. Po ashtu është nevoja për të pasur komunikim në familje.
Është një akt tej të imagjinueshmes. Kemi dëgjuar histori të ngjashme, por historia në fjalë është shumë e rëndë sepse mëson për një baba që denoncon humbjen e familjes së vetë dhe më pas mbulohet nga misteri. Merreni me mend ju vetë se në çfarë gjendjeje janë familjarët e tyre. Është shumë e rëndë kjo histori. Ne nuk mund të bëjmë kriminologen, por ka shumë dëshmi që duhen marrë. Nëse ka qenë e dhunuar vërtetë, apo i shkelur besnikëria bashkëshortore.”, u shpreh Binjaku. /abcnews.al