Tragjedia në Bullgari, 2 nga të mbijetuarit transferohen në Shkup

schedule17:43 - 27 Nëntor, 2021

schedule 17:43 - 27 Nëntor, 2021

Dy prej të plagosurve të aksidentit tragjik në autostradën e Strumës Bullgari ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, janë transferuar për trajtim në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

Një vajzë 17-vjeçare dhe një burrë 49-vjeçar kanë dalë sot nga spitali Pirogov në Sofje dhe janë dërguar me ambulancë në Maqedoninë e Veriut.

Në kryeqytetin e Maqedonisë ata u pritën nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se të dy janë në gjendje stabile dhe me lëndime të lehta. Të plagosurit janë akomoduar në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive. Në trajtimin e tyre janë përfshirë edhe psikiatër për të vlerësuar gjendjen e tyre psikologjike.

Pesë të mbijetuarit e tjerë vijojnë të trajtohen në Pirogov. Ata do të transferohen në Shkup kur gjendja e tyre shëndetësore të jetë më e mirë. Tragjedia e 23 nëntorit vrau 45 persona. Shkaqet e aksidentit janë shtrirë në disa pista. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!