Tragjedia e Himarës, e afërmja e familjes Avdia thirrje Ramës dhe Çuçit: Mos ia rëndoni më plagën Bledit dhe Ermirës

schedule19:22 - 4 Gusht, 2022

schedule 19:22 - 4 Gusht, 2022

Protestës së qytetarëve para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së Himarës, një e afërme e familjes Avdia, i kërkoi kryeministrit dhe ministrit Çuçi që mos e thellojnë më plagën e kësaj familjeje.

Ajo tha se një njeri i veshur me uniformë vrau Jonadën e cila ishte me pushime në breg.

Pesha që sot Bledi dhe Ermira mbajnë mbi supe është një peshë të cilën u në i bëj thirrje kryeministrit dhe ministriut që mos ia rëndojnë më plagën. Patjetër pesha që na ka rënë është një peshë shumë e madhe, dhimbja na ka kapluar por kurrsesi nuk na ka rrëzuar. Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë. Bledi është larguar 17-vjeç nga Shqipëri, dhe krijoi një familje. Me punë dhe sakrifica ai rriti fëmijët. Dashuria për atdheun e bënte Bledin të kthehej në Shqipëri. Ai edhe këtë herë u kthye në Shqipëri, ishte dita e dytë e pushimeve, ishte dita e tragjedisë. Kryebanditi i veshur me uniformë policie, pasi i kanë thënë të largohet nga deti, është kthyer sërish në breg për të shëtitur familjen. Pasi ka përplasur vajzën, nuk i ka mjaftuar kjo, por e ka futur vajzën nën helika”, tha e afërmja.

/Abcnews.al/