Tragjedi në Turqi/ Autobusi bie nga 30 metra lartësi, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur

schedule10:59 - 21 Gusht, 2023

schedule 10:59 - 21 Gusht, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, të dielën vonë mbrëma, kur një autobus pasagjerësh ra nga 30 metra lartësi. Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit.

Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital. 19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në autobus ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë. Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha se “besojmë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunds bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!