Tragjedi në Tanzani, përmbyset trageti

schedule13:15 - 21 Shtator, 2018

schedule 13:15 - 21 Shtator, 2018

Të paktën 86 persona kanë vdekur pasi një traget që transportone qindra persona u përmbys në liqenin “Victoria” në Tanzani të Afrikës. Zyrtarët njoftojnë se numri i viktimave mund të jetë mbi 200.

Operacionet e kërkim-shpëtimit rifilluan përsëri të premten pasi u ndërprenë mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të ishujve Ukora dhe Bugolora.

Dyshohet se përmbysja e tragetit është shkaktuar nga tejmbushja e mjetit lundrues dhe qëndrimi i personave në një anë. Mediat lokale raportuan se kapaciteti i tragetit ishte 100 persona.

Ndërsa autoritetet konfirmuan se në momentin e përmbysjes, mjeti lundrues transportonte mbi 400 vetë. Rreth 100 persona janë shpëtuar dhe 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë./abcnews.al