Tragjedi në Itali, shqiptari gjendet pas shumë kohësh i pajetë brenda kamionit

schedule21:34 - 26 Tetor, 2020

schedule 21:34 - 26 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në zonën e Rovigana në Monselice në Itali.

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur brenda në kabinën e një kamioni të kompanisë “Caushi trans”.

Mësohet se 45-vjeçari është gjetur i pajetë nga zjarrfikësit të cilët kishin vënë re që kamioni qëndronte  pa lëvizur prej disa kohësh.

Pas kontrollit të kamionit burri u gjet pas sedijes së shoferit ndërsa autoritetet raportojnë se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Autoritetet italiane nuk kanë njoftuar ende identitetin e shqiptarit ndërsa po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.

n.d./abcnews.al