Trafiku i kokainës/Xhafaj për Zërin e Amerikës: shpejt identifikimi i autorëve

schedule09:49 - 25 Mars, 2018

schedule 09:49 - 25 Mars, 2018

Shumë shpejt do te identifikohen autoret e 613 kg kokaine qëe u kap ne portin e Durresit. Deklarata vjen nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj I cili dha një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj beson se Prokuroria e Krimeve të Rënda shume shpejt do të arrijë të  identifikojë se kush qendron pas 613 kilogramëve kokainë të kapur pak kohë më parë në portin e Durrësit.

Ministri Xhafaj në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaroi se në mbështetje të këtij hetimi janë agjentë të DEA-s, ministrisë së Brenshme të Gjermanise si dhe vendeve të tjera ku mendohet ku ishte destinauar për t’u shpërndarë lënda narkotike dhe grupi kriminal ka kontakte.

Për aq sa më lejohet mua të marr informacion, për aq sa më lejohet mua të di lidhur me informacione të kësaj natyre, jam në dijeni se hetimet po përparojnë, dhe unë besoj se shumë shpejt prokuroria e krimeve të rënda do të arrijë të identifikojë se cilët kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse ky grup ka lidhje me zyrtare apo politikanë të lartë prej të cilëve ka marrë mbështetje, ministi i Brendshëm u përgjigj.

Mua personalisht, në cilësinë time si ministër, nuk më rezulton, por mbetet për të parë se çfarë do të nxjerrë hetimi. “

Zëri i Amerikës: Po ua bëj pyetjen më në përgjithësi. Jo për këtë rast konkret, por në përgjithësi, në raste të tjera që kanë të bëjnë me drogën në Shqipëri, kjo përhapje kaq e madhe e krimit të organizuar, a është e mundur, a vihen re lidhje midis kësaj bote kriminale dhe shtetit?

Fatmir XhafajAbsolutisht po. Nuk mund të mos e pranoj një gjë të tillë, sepse pa mbështetjen, ose pa blerë së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari të kësaj natyre dhe sidomos këtu bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë ligjzbatuese dhe që mund ta pengojnë, apo mund t’i favorizojnë veprimtari të tilla kriminale. Kjo është arsyeja që në vijimësi dhe, në mënyrë të veçantë, këtë vitin e fundit ne kemi bërë disa ndërhyrje të forta në radhët e strukturave drejtuese të policisë së shtetit.

Sa i takon hetimit ndaj tyre ministri i Brendshem ja kaloi topin prokurorisë së krimeve të rënda ndërsa theksoi se institucioni i tij ka referuar me emra konkretë zyrtarë të policisë së shtetit të implikuar në veprimtari kriminale.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur gjithashtu se ka përfunduar identifikimi i 40 grupeve të krimit të organizuar që operojnë në vendin tonë.

Kemi përfunduar identifikimin e këtyre grupeve kriminale, profilet kriminale të drejtuesve të këtyre grupeve kriminale dhe njëkohësisht edhe procesin e skanimit dhe identifikimit të aseteve të tyre që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.

Shohim që një pjesë e tyre i kanë investuar të ardhurat e krijuara nga veprimtaria kriminale në një sërë aktivitetesh të paligjshme siç janë investime në fushën e turizmit, në krijimin e shoqërive të ndryshme tregtare me objekte që i shërbejnë për të rritur fitimet dhe për të pastruar paratë, dhe këto janë pjesë e një sërë procesesh, që ne kemi hapur në këtë fushë.

Zëri i Amerikës: Një nga emrat më të përfolur që ka dalë si rezultat i DEA-s ka qenë Klement Balili. Ç’po bëhet me rastin e tij?

Fatmir Xhafaj: Jemi duke u marrë seriozisht edhe ne, edhe vetë DEA, por edhe disa agjenci homologe të vendeve europiane. Së pari kemi hapur një proces hetimor lidhur me pasurinë e këtij grupi kriminal dhe nga ana tjetër jemi duke u marrë fort me kërkime për të identifikuar dhe zbuluar vendndodhjen e tij dhe për ta vënë përpara drejësisë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi se aksioni i nisur në bashkinë e Lezhës për abuzime me tokat do të shtrihet edhe në zona të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!