Trafiku i kokainës, kush është shqiptari që u “fundos” nga përgjimet në drejtësinë italiane

schedule21:02 - 9 Shtator, 2020

schedule 21:02 - 9 Shtator, 2020

Hetimet kanë nxjerrë zbuluar një prej korrierëve të trafikut të kokainës, Bledar Shtembari, i cili ka dalë në disa përgjime për trafik kokaine

Shtembari u arrestua më 13 qershor në kuadër të operacionit “Undergorund”, i cili zbuloi se ngarkesat e mëdha të kokainës vinin nga Belgjika në Shqipëri dhe trafikoheshin më pas në Tuscia.

Bashkë me të u vunë në pranga edhe 6 persona të tjerë, ndërsa 5 të tjerë u lanë në arrest shtëpie. Nga 23 persona të hetuar, 11 ishin shqiptarë, 7 italianë, 3 maqedonas, një bjellorus dhe një rumun.

Bledar Shtembari 45 vjeç, pa dokumentacion të rregullt në territorin italian dhe që ka jetuar për vite me radhë në Viterbo, ndodhet në burgun e Frosinone.

Teksa mblidhen provat ndaj tij, gjyqi ndaj grupit pritet të zhvillohet në tetor, ku më datë 2 të atij muaji do të merren në pyetje gjashtë dëshmitarët e parë për prokurorinë./m.v. abcnews.al