Trafiku i klandestinëve, dalin emrat e 18 trafikantëve të arrestuar, mes tyre një grua

schedule13:48 - 19 Janar, 2022

schedule 13:48 - 19 Janar, 2022

Abcnews.al ka zbardhur emrat e të arrestuarve si pjesë e një grupi kriminal, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”, kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ata janë Dushan Spahiu, Paulin Koçi,  Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.

Në pranga ka rënë Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë si dhe  Fatjon Koçllari, banues në Durrës. mes të arrestuarve është edhe një grua, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. 3 të huajt e arrestuar janë Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt; Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi; Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Lexo edhe: Trafik klandestinësh për 10 mijë euro, goditen 4 grupe “aleate” në Shqipëri-Itali-Turqi, 25 të arrestuar

Operacioni masiv është zhvilluar njëkohësisht në tri shtete, Shqipëri, Itali dhe Greqi, si dhe në disa shtete të tjera, për shkatërrimin e një linje të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme drejt BE-së.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Konkretisht janë arrestuar në Itali 22 persona dhe 25 në Shqipëri, nga të cilët 18 janë  shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq). be.k/abcnews.al