Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendim e Shkallës së Parë për të lënë në masë sigurie atë të “arrestit në burg” 39 të arrestuarit për trafik të klandestinëve në SHBA, Kanada e Angli.
Apelimi u krye nga avokatët, të cilët kërkonin lirimin e personave të prangosur, pasi sipas tyre, nuk ishte provuar se ata ishin përfshirë në mënyrë të drejpërdrejt në trafikun e qënieve njerëzore.
Megaoperacioni që çoi në pranga 39 të dyshuarit u finalizua në 17 Mars. Sipas Prokurorisë, kalimi i paligjshëm realizohej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli në 25-30 mijë dollarë për kalimin në SHBA dhe Kanada./abcnews.al