Trafikimi i 613 kg kokaine/Dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit

schedule13:53 - 27 Mars, 2018

schedule 13:53 - 27 Mars, 2018

Dosja hetimore për sasinë e 613 kilogramëve kokainë të ardhur nga Kolumbia të bllokuar në Maminas, pritet t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit. Burime pranë Krimeve të Rënda bënë me dije se kjo prokurori do të shpallë moskompetencë në hetimin e rastit, bazuar në një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë. Përmes këtij vendimi Gjykata e Lartë la në kompetencën e Krimeve të Rënda vetëm dosjet për veprat penale që janë në kompetencën e hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale SPAK. Procedimet e tjera penale, jashtë kësaj fushe, në çdo fazë të tyre, hetim apo gjykim, do t’i delegohen për kompetencë prokurorive dhe gjykatave të rretheve gjyqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!