Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës, tre të arrestuar në Çeki, mes tyre një shqiptar

schedule14:16 - 23 Janar, 2024

schedule 14:16 - 23 Janar, 2024

Autoritetet çeke ka arrestuar 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku një prej tyre është shqiptar. Hetimi nisi pas sekuestrimit në dy vitet e fundit të 1 ton 490 kg kokainë në arkat me banane në rrjetin e supermarketeve “Lidl”, sipas mediave të huaja.

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin, çoi në arrestimin e Jiri G., drejtuesin e departamentit të importit të fruta-perimeve në “Lidl”.

Në pranga ra edhe një tjetër shtetas çek, Petr H., lidhjet e bosit çek të drogës Radovan Krejcir, një nga njerëzit më të pasur të Çekisë, i kërkuar në këtë vend për trafik droge dhe aktualisht në burg në Afrikën e Jugut.



Personi i tretë i arrestuar është një shtetas shqiptar, i cili ishte ndërkohë nën hetim për trafik droge nga autoritetet. Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një person, i cili jetonte në Pragë prej kohësh dhe ishte dënuar për trafik droge.

Ai kishte lidhje në Amerikën e Jugut dhe në Portin e Hamburgut, nga ku vinte droga. Kokaina pasi mbërrinte në Hamburg, transportohej në Çeki në arka me banane të ngarkuar në kamionë.

Sipas policisë, të dyshuarit rrezikojnë 10-18 vite burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!