Tottenhami shpreson ta bindë Insignen

schedule18:50 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 18:50 - 1 Dhjetor, 2021

Tottenhami është i interesuar për Lorenzo Insignen e Napolit.

“Calciomercato” shkruan se Tottenhami po shpreson ta fitojë garën me klube tjera për ta bindur italianin.

Insigne ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij sezoni.

30-vjeçarit i është ofruar kontratë e re nga drejtuesit e klubit napolitan, por ai ende nuk e ka pranuar, pasi po shikon opsione të tjera.

Për sulmuesin italian që është edhe kapiten i Napolit, ka shfaqur interesim edhe Interi.