Tottenham konfirmon shërbimin ushtarak të Son, sqaron situatën e sulmuesit

schedule18:12 - 6 Prill, 2020

schedule 18:12 - 6 Prill, 2020

Klubi i Tottenham ka konfirmuar se sulmuesi Son do të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare, klubi londinez sqaroi situatën me një ndër lojtarët më kryesorë të ekipit.

“Klubi konfirmon që Heung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.

Sulmuesi u nis në vendin e tij në fund të muajit mars, ku aktualisht është në karantinë. Stafi ynë mjekësor është në kontakt të rregullt, pasi ai po përfundon rikuperimin e tij pas thyerjes së krahut në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa, në 16 shkurt.

LEXO EDHE: Ftesë e papritur për Son, Koreja e Jugut e thërret për stërvitjen e “egër”

Sot pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut, para se të kthehej në Angli në fund të shkurtit, për të vazhduar rehabilitimin e tij.

Premier League njoftoi se sezoni 2019/20 do të kthehet në kohën e duhur, në një njoftim të dytë. Son do të kthehet në Londër pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak, në muajin maj”, shkruhej në komunikatën e klubit londinez./abcnews.al