Ish-presidenti Bamir Topi është takuar me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Pas takimit Topi u shpreh se me Presidnetin ka diskutuar për krizën institucionale brenda paramentrave logjike, politike dhe juridike.
“Biseda me presidentin Metën u zhvillua brenda paramentrave logjike, politike dhe juridike.Konsultuam krizën institucionale që ka të bëjë me ngritjen e Gjykatën Kushtetuese. Historia e përplasjeve institucionale është histori e trishtë”.
Sipas topit gjendja e institucioneve sot është pasojë e 21 prillit të vitit 2008, ndërsa apeloi palët që të gjejnë zgjidhje jo për pushtet personal.
“Gjendja e institucioneve sot është pasojë e 21 prillit të vitit 2008. Palët duhet të kenë vullnetin të gjejnë një zgjidhje që nuk është e pushtetit personal. Përplasja për Gjykatën Kushtetuese është e paprecedentë. Nuk është në vullnetin e askujt për të shpërndarë parlamentin. Presidentit ka detyrim të shpërndajë parlamentin atëherë kur një qeveri nuk formohet. Zgjidhja nuk vjen nga aktorët jashtë-institucionalë. Palët që janë në këtë përplasje duhet të gjënë vullnetin për t`i dhënë zgjidhje krizës. Duhet t`i japim zgjidhje institucionit më të rëndësishëm, jo ta bllokojmë atë”. /abcnews.al