Një burrë u dënua me burgim të përjetshëm në Kaliforni për abuzim seksual me 16 djem për të cilët dyshohet se kujdesej ndërsa punonte në shtëpi të ndryshme si “dado” .
Fëmijët ishin nga mosha 2 deri në 12 vjeç, ndërsa 34-vjeçari shpesh filmonte aktet e tij të tmerrshme.
Ai e përshkroi veten në uebsajtet e tij personale si një “manny” (dado mashkull), i cili jo vetëm kujdesej dhe i donte fëmijët, por ofronte një përvojë argëtuese.
Sipas gjyqtarëve, Matthew Antonio Zakrzewski u shpall fajtor, ndërsa siç thanë ata, në duart e tij djemtë e vegjël përjetuan “terror të paimagjinueshëm” .
Zakrzewski u arrestua në maj 2019 pasi një çift raportoi në policinë e Laguna Beach se ai e preku djalin e tyre “në mënyrë të papërshtatshme”.
Gradualisht filluan të vinin ankesa nga prindër të tjerë derisa u zbuluan krimet e burrit.
34-vjeçari ka abuzuar me 16 djemtë mes viteve 2014 dhe 2019, kur u arrestua dhe tani përballet me 690 vite burg.