Tjetërsim pronash në bregdet/Hetim 30 zyrtarëve të ALUIZNI-t e Hipotekës

schedule12:05 - 26 Mars, 2018

schedule 12:05 - 26 Mars, 2018

Pas arrestimeve në Lezhë, në Durrës kanë nisur hetimet për tjetërsim pronash. Burime të prokurorisë së Durrësit bëjnë të ditur se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës dhe të ALUIZNi-t në Durrës po hetohen për tjetërsim pronash në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, Ishmit, Hamallajt dhe të Kallmit.

30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës dhe Aluiznit Durrës janë përfshirë në një hetim nga prokuroria e Durrësit, pasi dyshohet të jenë implikuar në skandalin e tjetërsimit të pronave kryesisht në zonat bregdetare. Hetimi i cili  nisi me arrestimin  e ish kryetarit të komunës Ishëm, Sulejman Ibrahim dhe vartësve të tij për abuzim me dhjetra hektarë tokë ranore në Gjirin e Lalëzit ka zbuluar edhe zyrtare te tjerë të përfshirë në këtë skandal. Burime nga organi i akuzës Durrës bëjnë me dije se janë një sërë dosjesh tashme te sekuestruara te cilat po i nënshtrohen hetimeve intesive.

Për këto abuzime, ku në Durrës sipas prokurorisë është bërë një masakër e vërtetë do të kërkohet të merren në pyetje personat përgjegjës. Mes tyre do të jetë ish drejtori i Aluiznit Durrës Flamur Gjuzi, dhe parardhësit e tij në këtë pozicion ashtu sikurse edhe në Hipotekë përfshirë këtu dhe ish-drejtorin e fundit Ani Dyrmishi.

Nëse dyshimet e prokurorisë vërtetohen, pritet të ketë arrestime mes zyrtarëve të implikuar. Nga hetimet e deritanishme burime nga prokuroria sqarojnë se zonat me të prekura nga tjetërsimi i pronave janë ato bregdetare, siç janë pronat në Gjirin e Lalëzit, Ishëm, Hamallaj, Rrushkull, zona bregdetare e Katundit të Ri dhe ajo e Kallmit. Pikërisht në këto zona dyshohet se zyrtarët kanë ushtruar veprën penale të shperdorimit të deryrës dhe falsifikimit të dokumentave, me qëllim tjetërsimin e pronave, duke ua dhënë personave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!