Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.3 ballë ka goditur kryeqytetin dhe zonat përreth pak pas mesnatës së të enjtes.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut epiqendra e tërmetit ka qenë në Adriatik, 29 kilometër në veriperëndim të Tiranës dhe 14 kilometër në veriperëndim të Vorës, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Lëkundjet e forta u ndjenë në kryeqytet dhe zonat për rreth në orën 00:49 të së premtes.
Shqipëria u godit të mërkurën nga një tërmet me magnitudë 5.1 me epiqendër në Gjirin e Lalzit. Në 24 orët pasuese ekspertët e sizmikës kanë regjistruar mbi 400 pasgoditje dhe parashikimet flasin për të tjera lëkundje deri në shuarje të vatrës, ç’ka sipas tyre mund të zgjasë 2-3 ditë. /tvklan.al