Tjetër goditje me parametra zero, Sarri ka një kërkesë për drejtuesit

schedule11:19 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:19 - 1 Qershor, 2020

Juventusi është gati për afrimin e një tjetër lojtari me parametra zero. Bardhezinjtë kanë kryer shumë goditje të tilla në vitet e fundit, teksa emri i radhës është Pedro. Corriere dello Sport citon se spanjolli është një preferencë e Maurizio Sarrit.

Trajneri italian punoi me sulmuesin e krahut të djathtë te Chelsea dhe vlerëson shumë kualitetin, por edhe eksperiencën e tij. 13 gola dhe 5 asiste në 52 ndeshje, ishin statistikat e Pedros në sezonin e vitit 2018/2019 te “Blutë e Londrës”, kur ishte Sarri në stol.

Në fund të këtij sezoni del lojtar i lirë dhe në Torino nuk do mendohej dy herë për të shkuar. Problem mbetet mosha 33-vjeçare (i mbush në korrik), teksa ai përfiton një rrogë prej 6 milion eurosh në sezon. Gjithsesi, drejtuesit e Juves janë gati të nisin bisedimet me agjentin e lojtarit dhe t’i plotësojnë dëshirën trajnerit. /abcnews.al