Kërkesa e Kosovës për të qenë e ftuar speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës.
Lajmi është konfirmuar nga delegacioni i Kosovës pranë Këshillit të Europës.
Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Paris.
Ariana Musliu Shoshi, pjesë e delegacionit të Kosovës, tha se, me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës. Musliu Shoshi e cilësoi këtë si “një zhvillim të papritur”.
Kjo nuk është hera e parë që politika e Jashtme e Kosovës dështon, ndërsa politika në Serbi e quajti këtë një fitore./abcnews.al



