“Tirja”, mjekët të fyer me etiketimet: Familjarët u futën në spital dhe s’i prekën me dorë të afërmit

schedule17:13 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:13 - 24 Shkurt, 2021

Zbulimi i skandalit të sanitares që u hoq si infermiere duke mashtruar vajzën e një pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë riktheu edhe njëherë akuzat kundër mjekëve duke i vendosur në shënjestër.

LEXO EDHE: SPECIALEABC brenda Sanatoriumit, dëshmitë tronditëse të pacientëve: Të rinjtë që po luftojnë me COVID-19

Mjekët ndihen të fyer nga etiketimet e bëra pas publikimeve të rasteve korruptive në spitale. Për kamerën e ABC, njëra prej infermiereve të spitalit COVID-2 u shpreh se jo vetëm stafin, por lajmet kanë tronditur edhe vetë pacientët.

 

Pacientët vijnë edhe më të rëndë, pasi janë të tronditur nga lajmet që dëgjojë në televizione. Ne kërkojmë, që gjithkush që ka pretendime  që nuk bëhet shërbimi dhe baltën e madhe që kanë hedhur mbi ne, vetëm 24 orë të vijnë të qëndrojnë brenda dhe ta shikojmë.

Kemi pasur edhe raste kur janë futur edhe vetë familjarët dhe nuk i prekin, dmth ndërsa ne jemi gjithë ditën në frymën e tyre dhe i bëjmë pastrimin cdo minutë që ka nevojë dhe gjithçka tjetër” tha ajo.

Janë më shumë se 30 raste në ditë që paraqiten në spital, në gjendje të rënduar si pasojë e COVID 19. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari ishte në Sanatorium dhe ju tregon nga afër se çfarë bëhet, brenda mureve të spitalit “Shefqet Ndroqi”./ db/Abcnews.al