Grabitet me armë filiali i Postës pranë zyrës së Hipotekës

schedule14:28 - 15 Janar, 2018

schedule 14:28 - 15 Janar, 2018

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 14.05 në zonën pranë Hipotekës së Tiranës. Grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona. Këta dy të fundit dyshohet se kanë arritur që të marrin rreth 500 mijë lekë nga sporteli i Postës Shqiptare që gjendet brenda ambienteve të zyres se Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të degës së Tiranës. Vetëm njëri prej dy grabitësve dyshohet se ka hyrë në ambientet e brendshmë të Postës për të kryer grabitjen. Ndërkohë pas marrjes së shumës së parave njëri prej grabitësve është larguar me një automjet, ndërsa tjetri është larguar në këmbë. Ky i fundit gjatë ndjekjes policore mësohet se i ka drejtuar armën punonjësve të policisë, por pa qëlluar drejt tyre. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al