Një market u vodh mëngjesin e së hënës në Tiranë nga persona që thyen me mjete të forta derën e tij. Ngjarja ndodhi në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit, por policia nuk dha asnjë informacion zyrtar për të.
Një market ka rënë pre e hajdutëve mëngjesin e së dielës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në një nga rrugicat ndërmjet rreth-rrotullimit të Zogut të Zi dhe kryqëzimit të Don Boskos.
Persona ende të paidentifikuar kanë thyer me mjete të forta vtratën e derës kryesore dhe më pas janë futur në brendi të biznesit. Burime jozyrtare bënë me dije se vjedhësit kanë marrë një sasi prej 4 mije lekësh të gjetur pranë banakut, si edhe disa steka me cigare.
Policia e Tiranës zgjodhi të mos ndajë asnjë informacion zyrtar për mediat në lidhje me këtë ngjarje kriminale, të ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit.
Koment për vjedhjen nuk pranoi të japë as pronari i marketit. Oficerët e Policisë Gjyqësore të mbërritur në vendngjarje bënë kqyrjet e nevojshme si edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të marketit dhe të bizneseve pranë.
Nga kqyrja e tyre pritet të sigurohen të dhëna me interes për hetuesit, për numrin e personave të angazhuar në këtë vjedhje, si edhe për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe venien para përgjegjësisë ligjore. Grabitjet e bizneseve nuk janë një fenomen i pazakontë në vend gjatë muajve të fundit./abcnews.al