Tirana, PS nis fushatën, PD në kafe/ Opozita nis konsultimet për kandidatin për Bashkinë Tiranë

schedule13:18 - 27 Shtator, 2025

schedule 13:18 - 27 Shtator, 2025

Vendi i njëjtë, kohë e njëjtë, standarde te ndryshme. Një hotel në Tiranë bëri bashkë këtë fundjave, PD dhe PS, burrat e opozitës hynë për të gjetur kandidatin, kurse gratë e mazhorancës dolën me kandidaten.

Balluku: “A sa mirë, i uroj suksese PD, mendoj se janë shumë te zotë për të gjetur një kandidat të aftë. Ne e kemi kandidaten tonë”.

Manastirliu: “Ishim për nje takim për fuqizimin e grave.”

Në 1 orë kafe, u ulën për të kuvenduar Noka, Këlliçi, Alimehmeti me dy aleatët, Mediu dhe Duka. Por nuk e gjetën dot një emër.

“Ju falenderoj që sot erdhët për kandidatin, por kjo është vetëm faza e parë e konsultimit me aleatët kryesisht parlamentare. Të parët ishin Mediu dhe Duka, më pas të tjerër. Ramë dakord për profilin që duhet të ketë kandidati.”

Noka zbuloi vetëm se kush ka të drejtë për të propozuar emra e kush jo.

“Koalicion me parti të spektrit të djathtë dhe të qendres. Arlind Qori ështe parti e majtë. Nuk përjashtojmë askend tjetër”.

Por kësaj radhe, mesa duket, askush sdo ketë të drejtë as për te votuar kandidatë ne primare.

“Nëse do të biem dakord qe kandidati të vije jo nga radhët e PD, por si koalicion, atëherë strukturat e PD do te mblidhen të vendosin për këtë çështje”.

Nga kjo panoramë ka vetëm një gjë të qartë, socialistët me drejtuese të Tiranës Ballukun kanë nisur fushatën për kandidaten Ogerta Manastirliu, kurse opozita nuk ka gjetur ende kandidatin e jo më të nisë fushatën.

Në këto takime, vetem dukej se kishte ngelur Zegjineja e cila për fat të keq edhe kësaj radhe nuk e gjeti dot Gazin. Sepse Gazi nuk hëngri dot Fierin, e jo më kryeqytetin.

Kurse në seli, Berisha kishte lënë vetëm djalin e Fahriut, për t’u marrë me Ramën, jo më Tiranën.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe interesit publik, kam disa pyetje për Ramaduron?

E kishe me vete orën 400 mijë euro kur shkove për takimin me bosët e karteleve të drogës në Aruba?

Këto për sot.

Pyetje dhe fakte të tjera në seancën e radhës në parlament.”

Keshtu se paku zoti bardhi gjeti zevendesuesin. edhe ai me shkolle te mbaruar jashte shtetit. Por ndryshe nga Gazi, që përfaqëson babin e Zenit, zëvendësuesi i tij Balliu, përfaqëson vetëm babain e vet biologjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!