Tirana në ankth para derbit, Redon Xhixha lë në mes stërvitjen

schedule09:45 - 23 Shtator, 2022

schedule 09:45 - 23 Shtator, 2022

Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës, me bardheblutë që do të përballen me Velecikun në Kupën e Shqipërisë dhe pastaj në “Air Albania” do të masin forcat me Partizanin në derbin e parë për këtë sezon.

Por gjatë stërvitjes së djeshme drejtuesit janë alarmuar, sa i takon sulmuesit kryesorë të skuadrës. Redon Xhixha është detyruar të lërë stërvitjen në mes pasi lojtari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryegolashënuesi i kampionatit vuan nga temperatura e lartë dhe ka marrë disa medikamente për ta kaluar. Gjithsesi, Xhixha pritet të jetë gati për derbi e kryeqytetit dhe ndaj Velecikut do të pushohej për ti bërë vend lojtarëve me pak minuta deri tani. /f.a/abcnews.al