Tifozët e Liverpool në karantinë, Anglia merr masa ndaj koronavirusit

schedule18:37 / 25/02/2020

Përhapja e koronavirusit ka alarmuar shumë shtete dhe masat e sigurisë për të evituar rrezikun e infektimit po rriten. Sporti nuk qëndron jashtë kësaj situate, sidomos futbolli.

Shumë tifozë ndoqën Liverpool në transfertën e Madridit për Champions League. Skuadra e Klopp e humbi 1-0 ndeshjen e parë dhe do tentojë përmbysjen në “Anfield”. TMW raporton se disa tifozë të “The Reds” janë ndaluar gjatë kthimit nga Spanja.

Ata janë futur në karantinë dhe do të qëndrojnë 14 ditë të izoluar. Autoritetet angleze shpresojnë që asnjë prej tyre të mos ketë marrë koronavirusin në Madrid. Alarmi në ishull është i madh dhe autoritetet nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë. /abcnews.al

schedule18:37 / 25/02/2020