Tifozët e Barcelonës nuk dëshirojnë kthimin e Sanchez

schedule09:01 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 09:01 - 17 Dhjetor, 2021

Të mërkurën, gazeta spanjolle “Sport” ka dhënë në fakt një akord marrëveshjeje mes Interit dhe Barcelonës për rikthimin e Alexis Sanchez në Katalonjë ku Luuk De Jong do të jetë lojtari me të cilin do të shkëmbehet kiliani.

E njëjta gazetë ka realizuar një sondazh online duke pyetur tifozët e Barcelonës se a do të dëshironin kthimin e Sanchez.

Për 24 orë rreth 40,000 mijë persona kanë votuar dhe 65% të tyre kanë zgjedhur opsionin “Jo”. Pra, tifozët e Barcelonës nuk mendojnë se Sanchez ësht përforcimi i duhur në repartin ofensiv për ekipin e Xavit./ h.ll/abcnews.al