Tirana International Film Festival është një nga eventet më të rëndësishme kinematografike që zhvillohet çdo vit në Tiranë. TIFF u krijua në vitin 2003.
Për të folur rreth organizimit të këtij viti shin të ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”, themeluesi dhe drejtuesi i TIFF, Agron Domi dhe gazetarja Jetona Koçibelli.
Koçibelli theksoi se temat që ofrojnë të rinjtë për filmat janë pa ngjyra. Sipas saj, duhet që të rinjtë të ofrojnë tematika më të lumtura, duke iu përshtatur edhe karakterit tonë mesdhetar.
Ndërkohë, Domi u shpreh që Ministria e Kulturës ndihmon financiarisht TIFF-in, por bëri thirrje për diferencim në lidhje me këto vente.
“Thashë që shteti duhet të bëjë një lloj diferencimi. Shteti duhet të bëjë klasifikime them unë. I mungon një lloj certifikimi i eventeve”, u shpreh Domi.
TIFF ka një juri të ndarë në katër kategori, ku anëtarët janë të huaj dhe shqiptarë. Në edicionin e saj të 12, TIFF pati një numër të gjatë aplikimesh, rreth 5400 të tilla./ABC News Albania 24/7