Ti po gënjen, përse e kam burrin! Shpenzimet në çift, debati Ozaj – Gjoka

schedule18:45 - 1 Korrik, 2022

schedule 18:45 - 1 Korrik, 2022

Pushimet janë kryefjala e verës. Por sa kanë mundësi shqiptarët të pushojnë teksa çmimet janë duke u rritur vazhdimisht? Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuara Artenisa Ozaj, Enertila Bekteshi dhe Antonia Gjoka, të cilat ndanë përvojën e tyre sa i takon pushimeve në vendin tonë.

Artenisa vetëm një javë më parë preferoi të pushonte në vendin fqinj Greqi, ku zgjodhi një hotel me jo shumë yje dhe të shtrenjtë. Artenisa pohoi gjithashtu që të pushosh në jug të Shqipërisë apo të shkosh vetëm në fundjavë të shkon më shumë se sa në Greqi.

Në një hotel shumë të mirë në jug ku hëngrëm një darkë, e cila na shkoi shumë herë më shumë se një darkë e ngrënë në Greqi. Aty hëngrëm pasta dhe sallatë, atje fruta deti dhe paguam më pak. Është krim të shkosh të hash një darkë në Shqipëri ku infrastruktura për të shkuar tek ai hoteli është skandaloze.

Ndërkohë që mund të shkosh në një vend tjetër ku çmimet dhe infrastrukturën e ke shumë herë më të mirë. Një udhëtim që bëmë së fundmi na shkoi jo më shumë se 600 euro që ishim një familje dhe kemi ndenjur katër ditë dhe nuk kemi kursyer, në Shqipëri këtë nuk e bën dot.”

Ndërkohë Antonia ende pa formuar familjen e saj, pushimet i ka me shoqërinë dhe përgjegjësinë vetëm për veten e saj. Pavarësisht kësaj, ajo nënvizoi se ka shumë vende që ndalojnë të marrësh ushqime me vete, por ajo vetë vazhdon ta bëjë. Antonia shprehu se kur organizohen me shoqërinë, i ndajnë shpenzimet me njëri tjetrin.

Ermali e pyet nëse kjo është diçka e mirë edhe kur je çift? “Unë jam shumë dakord që të ndajmë çdo gjë bashkë, edhe kur vjen puna tek leku.” Në këtë moment ndërhyri Artenisa e cila tha se nuk ishte fare dakord, dhe se në këtë pikë bashkëshorti apo i dashuri është ai që duhet t’i paguaj pushimet.

Ndërkohë, psikologia Enertila Bekteshi shtoi se ka edhe njerëz që nuk bëjnë dot fare pushime, ose që për shumë arsye këtë vit nuk mund të bëjnë gjë, dhe kjo i rëndon psikologjikisht.

“Ka njerëz që nuk bëjnë fare pushime, ose marrin overdrafte për to. Vitin e parë këta njerëz e kanë një cik më të rëndë nëse janë mësuar të bëjnë pushime, por nëse ata mësohen të mos bëjnë pushime dhe jeta e tyre ka marrë këtë rrjedhshmëri dhe pajtohen me të. Shumë herë duhet t’i pajtohemi fatit, realitet, mundësive.” /abcnews.al