Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 6 shoferë dhe pezullohen 38 patenta në Vlorë

schedule12:28 - 1 Prill, 2023

schedule 12:28 - 1 Prill, 2023

Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 38 leje drejtimi janë pezulluar në Vlorë, për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, 6 drejtuesit u arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkaq, 38 lejet e drejtimit të pezulluara, 28 ishin për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat 28 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.