Thirrjet për lirimin e Navalny, Kremlini: Është çështje e brendshme e Rusisë

schedule14:56 - 19 Janar, 2021

schedule 14:56 - 19 Janar, 2021

Moska nuk do të marrë në konsideratë kërkesat nga vendet e  huaja për lirimin e Alexey Navalny, pasi ajo është “një çështje e brendshme e Rusisë”.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Një burim pranë administratës së qytetit të Moskës, gjithashtu, tha se kërkesat e mbështetësve të kundërshtarit, të arrestuar të dielën gjatë kthimit të tij në Rusi, për zhvillimin e protestave publike, do të refuzohen për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.

Një gjykatë ruse vendosi të hënën që Navalny do të qëndrojë në paraburgim deri më 15 shkurt.

Navalny, i cili mori trajtim në Gjermani pas dyshimeve për helmim, u arrestua në Moskë pas kthimit të tij të dielën në mbrëmje./abcnews.al