Thiago Alcantara te Liverpool? Ky transferim acaron Wayne Rooneyn!

schedule20:14 - 23 Gusht, 2020

schedule 20:14 - 23 Gusht, 2020

Sulmuesi i njohur anglez, Wayne Rooney, ka luajtur për Evertonin dhe Manchester United në Premier League, dy ekipe rivale të Liverpool. Të kuqtë e Jurgen Klopp duken shumë pranë firmës me mesfushorin Thiago Alcantara dhe kjo gjë, nuk i pëlqen aspak Rooneyt, i cili ka shpjeguar dhe arsyet e tij.

“Thiago ishte shumë pranë Manchester United në vitin 2013, por tani ekipi ku ai mund të përfundojë duket Liverpooli. Ai është një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Unë thjesht shpresoj që të mos transferohet te Liverpool”, u shpreh Rooney, i cili si tifoz i Everton, ashtu dhe Manchester United, nuk e pranon dot një kalim të Thiago tek ekipi rival./abcnews.al