Thiago Alcantara: Jam i pakënaqur me veten, dëmtimi i rëndë ndikoi për keq

schedule13:59 - 12 Mars, 2021

schedule 13:59 - 12 Mars, 2021

Liverpool siguroi shërbimet e Thiago Alcantara në merkaton e verës së kaluar. Mesfushori spanjoll zbarkoi me parametra zero në “Anfield”.

Aventura e tij me “The Reds” nuk ka qenë pozitive deri tani. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë 29-vjeçari, i cili luajti një ndeshje shumë të mirë kundër Leipzig.

Unë jam një tip që nuk i lexoj gazetat apo kritikat që marr. Jam i pakënaqur me mënyrën se si kam luajtur prej momentit kur erdha te Liverpool.

Klubi i ri, ambient i ri, pësova edhe një dëmtim të rëndë, por nuk po justifikohem. Sezoni ynë? Nuk kemi kaluar një moment të lehtë, por fitoret në Champions na kanë dhënë ndjesi të mira.

Uroj të vijojmë me fitore të tjera. Duhet të vazhdojmë punën, me synimin për t’i fituar të gjitha ndeshjet që kanë mbetur“, deklaroi mesfushori. /abcnews.al