Theu zyrat e bashkisë së Pogradecit/Policia arreston një hajdut 16 vjeçar

schedule09:38 - 2 Shkurt, 2018

schedule 09:38 - 2 Shkurt, 2018

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga aurorin e dyshuar të thyerjes dhe dëmtimit të zyrave të disa insitucioneve, që ndodhen në ndërtesën e bashkisë.

16 vjeçari E. Sulejmani nga Pogradeci ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke i deklaruar policisë, se i kishte shkatërruar zyrat, me qëllimin për të vjedhur.

Por ajo çfarë ka mundur të gjejë në katër zyrat e kthyera përmbys, ka qenë një shumë prej tetë  mijë lekësh të vjetra.  Policia thotë, se i mituri rezulton të jetë dënuar më parë për vjedhje./abcnews.al