“The Times”, jehonë Shqipërisë: Vendi që do dëshironi të vizitoni këtë verë

schedule11:35 - 15 Prill, 2023

schedule 11:35 - 15 Prill, 2023

Prestigjozja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e cilësuar një vend të jashtëzakonshëm turistik, që me patjetër duhet ta vizitoni këtë verë.

Autori, Paul Bloomfield, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit.

“Në mes të një ekspedite çiklizmi rreth jugut të këtij vendi ballkanik, të izoluar prej kohësh, duhet të isha mësuar me rreziqet e rrugës. Shumica e shoferëve shqiptarë janë të respektueshëm për ata që ngasin biçikletat, madje mirëpritës, dhe gropat e dikurshme që dukej sikur “gëlltisnin” kamionët janë, në përgjithësi, të mbushura tani.

Përkundrazi, pengesat tani janë më piktoreske: tufa rosash, fermerë me gomerë që mbajnë arka me pjepra ose mollë,”shkruan Bloomfield.

”Turizmi në Shqipëri është një atraksion le të themi, si ai i Kroacisë, dhe pjesa më e madhe është e përqendruar në qytetet kryesore ose përgjatë bregdetit.

Megjithatë, në jugun kryesisht bujqësor të Shqipërisë, çiklizmi është kryesisht i pazbuluar. Turi im prej 8 ditësh me guidë në qytetet, peizazhet dhe vendet antike më magjepsëse të Shqipërisë së Jugut, duke qëndruar në bujtina karakteristike dhe hotele me katër yje, më dha mundësinë të shihja këtë vend të jashtëzakonshëm nga mallet dhe qytetet e tij në majë të kodrave, thekson Bloomfield.

Një histori e gjatë pushtimi dhe konfliktesh, ku përfshihen ilirët, grekët, romakët, bizantinët, venecianët, turqit, italianët, Gjermania naziste dhe regjimi represiv i diktatorit komunist Enver Hoxha, i ndjekur nga anarkia në vitin 1997 mund të mos ketë lënë shumë bukuri urbane, raporton abcnews.al.

Por, ka krijuar një kulturë dhe gjuhë të ndërlikuar magjepsëse. Me jo më pak se 36 shkronja dhe një gramatikë që nuk është e kuptueshme për të gjithë, përveç vendasve, gjuha shqipe nuk është për fillestarët.

Isha mirënjohës që udhërrëfyesi vendas, Erlisi lexoi menunë dhe mbushi tryezën tonë me perime të pjekura në zgarë, byrek, qofte dhe sallata me domate, kastravec dhe djathe të ngjashme me feta, që na u server në një enë balte dhe me speca të kuq dhe një fërgesë shumë të shijshme.

Udhëtimi jonë filloi në Qafë Thanë në liqenin e Ohrit. Duke iu afruar kufirit të Maqedonisë së Veriut në skajin jugor të liqenit, pamë një tjetër karakteristikë të kulturës shqiptare: bunkerët. Në vitet 1960, kur Hoxha u “përplas”  fillimisht me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, dhe filloi ndërtimin e bunkerëve për të mbrojtur vendin e tij.

Shkojmë në Korçë, në pazarin e famshëm ku dy shekuj më parë, qindra dyqane shisnin mallra të Perandorisë Osmane. Dhe në një restorant, dëgjuam këngë melankolike, të lehta që kujtonin thënien “Qyteti i Serenatave”.

Si kudo ushqimet dhe pijet freskuese ishin me çmime të përballueshme. Ditën e nesërme ne shkuam në vende të mbushura me ah dhe pisha, statujat e kaluara që përkujtonin partizanët e Luftës së Dytë Botërore që luftuan pushtimin gjerman.

Atë natë hëngrëm troftë në një bujtinë, në fermë, përpara se të shkonin në kabinat tona prej druri. Duke vazhduar në jug, pemishtet u zëvendësuan me ullishte përpara se ne të shkonim në qendrën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Gjirokastër, raporton abcnews.al.

Ky qytet i lashtë ofron pamje spektakolare nga lugina e Drinit deri në malin e Lunxhërisë dhe mbi shtëpitë osmane të lagjes së vjetër, me çatitë e tyre të veçanta me pllaka guri.

Pazari dhe rrugët me kalldrëm të qytetit më tërheqës të Shqipërisë janë dëshmi e kulturës osmane. Qendra e vërtetë historike e Shqipërisë, megjithatë, shtrihet 25 milje në jug, Butrinti, ku një traget na çoi në zonën arkeologjike.

Te ”Eneida”, Virgjili shkroi për të se “Unë pashë para meje Trojën në miniaturë”. Dhe kjo ishte përpara se grekët, romakët, bizantinët, venecianët dhe osmanët të ndërtonin, teatro, tempuj, mozaikë, ujësjellës, kulla dhe mure të fuqishme kështjellash.

Megjithatë, për shumë njerëz, plazhet duket se janë më të pëlqyeshme më shumë se bazilikat, dhe bregdeti jonian i Shqipërisë, që shtrihet në veri nga Butrinti, tërheq më shumë turistë që adhurojnë diellin.

Duke ecur me biçikletë lart mbi breg gjatë dy ditëve në vijim, ne vështruam  me ngjyrat e kaltërta të shndritshme që rrethonin plazhet e shumta, joshëse si çdo tjetër në Cefaloni apo Korfuz.

Në Sarandën plot zhurmë, një vendpushim tipik mesdhetar, me diell, det dhe rërë, provuam ushqime deti shumë të shijshme. Por, unë preferova ndalesën tonë të parafundit, Himarën, një grup shtëpish dhe hotelesh në një liman të qetë, raporton abcnews.al.

Ngjitja prej 1 000 metrash në Qafën e Llogorasë paraqet një sfidë të vështirë për çiklistët dhe unë isha mirënjohës për pamjet gjithëpërfshirëse të bregdetit. Ujqërit, drerët dhe shqiponjat e arta mund të dalloheshin në pyjet me pisha të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

Isha i pavëmendshëm ndaj jetës së egër, në vend të kësaj më emociononte rruga për në Gjirin e Vlorës dhe pishinën e lezetshme të hotelit që na priste”, përfundon Bloomfield.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!