“Thashë po përgjithmonë”, Olta Gixhari ndan momentin e veçantë me të birin

schedule14:26 - 16 Shtator, 2020

schedule 14:26 - 16 Shtator, 2020

Pak ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Ajo po shijon ditët më të bukura të jetës së saj, ndërsa nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale momente me vogëlushin e saj Amar.

Së fundmi, aktorja ka publikuar një tjetër foto të ëmbël me të voglin e saj, por duke u kujdesur gjithmonë për të mos treguar portretin e tij.

 

View this post on Instagram

 

…and I said yes forever #amar @suavinex_albania @baby_boo.al

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

“…dhe thashë PO përgjithmonë”, ka shkruar Olta krahas fotos me “unazën” që ka vendosur nga i biri. Kujtojmë që Olta ndau pak ditë më parë dhe një detaj mjaft interesant nga ardhja në jetë e të birit.

“Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, shkroi aktorja. xh.d/abcnews.al