Koronavirusi vijon të shkaktojë mjaft viktima në Greqi edhe pse duket se vala e radhës është zbutur në shumë vende të tjera, përfshi edhe Shqipërinë. Autoritetet greke raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 72 persona në spitalet e vendit, ndërkohë që 359 të tjerë janë të intubuar.
Një ditë më parë, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi ishte 54 duke shënuar kështu një rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit.
Lajm i mirë është përgjysmimi i rasteve pozitive, të cilat gjatë ditës së sotme ishin rreth 6 900, por është numri i të intubuarve ai që po tremb autoritetet atje. /abcnews.al