Thaçi: Të zbardhet sa më shpejt vrasja e Oliver Ivanoviç

schedule20:21 - 16 Janar, 2018

schedule 20:21 - 16 Janar, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai dënoi ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” në veri të vendit.

Thaçi u bëri apel forcave të policisë që të vendosin para drejtësisë autorët e krimit. Kreu i shtetit kosovar kërkoi dhe bashkëpunimin e qytetarëve në veri të Mitrovicës për të ndihmuar në hetime./abcnews.al