Në konferencën e tij të radhës për shtyp Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur sërish idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me vendin dhe premtoi se nuk do të ketë Republika Serbska në territorin e Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën e radhës për media, komentoi deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nëse preken territoret e Kosovës do të ketë luftë.
Thaçi theksoi se nuk beson se ata që drejtojnë institucionet në janë kundër bashkimit të territorit me Preshevë e Bujanovc e se kushdo që përmend luftë, e di që nuk do të ndodhë.
“Kushdo që përmend lufta, e di se nuk do të ndodhë ashtu. Mjaft kemi duru tmerre dhe tragjedi. Edhe Haradinaj edhe Veseli janë mbështetës të një marrëveshjeje të mirëfilltë dhe të drejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë”
Kreu I shtetit të Kosovës u shpreh I bindur se vendi do marrë njohjen e pavarësisë nga Serbia duke mos dashur të komentojë deklaratat e ministrit të jashtëm serb Dacic.
“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat elektorale në Serbi, por në Kosovë duhet të fokusohemi në arritjen e marrëveshjes”.
Thaci tha se as Serbia nuk mund të bëjë as edhe një hap drejt integrimit evropian, pa marrëveshjen paqësore me Kosovën. /abcnews.al