Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Thaçit në Hagë: Zyra e Prokurorit të Specializuar është kontradiktore

schedule11:16 - 11 Shkurt, 2026

schedule 11:16 - 11 Shkurt, 2026

Luka Mishetiç, avokati i Hashim Thaçit po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ai vuri në pah kontradiktat që vet Zyra e Prokurorit të Specializuar, siç tha ai, ka bërë ndër vite.

“Nga njëra anë ZPS thotë se nuk duhet të merren parasysh nga disa zyrtarë të nivelit të lartë ndërkombëtarë, ku shumica prej tyre janë thirrur nga Prokuroria, sepse gjithë këta ndërkombëtarë nuk kanë pasur informacione të disponueshme, mirëpo pretendimet e ZPS-së kundër Thaçit mbështeten kryesisht në dëshmi të zyrtarëve të lartë”, tha Mishetiç.



Ai shtoi se komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse, përndryshe, siç tha ai, ndërkombëtarët do dëshmonin ndryshe.

“ZPS-ja ka dështuar të mbledh prova që UÇK ka çuar komunikata për të cilat ngre akuza”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!